Zbulohen 15 gene që i japin formë fytyrës njerëzore

Për të gjetur genet që kontribuojnë në formën e fytyrës së një personi është kaq e ndërlikuar sikur të gjesh gjilpërën në kashtë.

Fun

27/02/2018 14:43

Tani një ekip shkencëtarësh nga universiteti i Lovainës në Belgjikë dhe nga Stanfordi në Kaliforni kanë mundur të shënojnë pak nga ky kërkim dhe të identifikojnë 15 nga këta gene.

Për ta realizuar krijuan një bazë me fytyra në 3D dhe me ADN-në e çdo personi që u përkiste. Më pas e ndanë fytyrën në kuadrate gjithnjë e më të vogla duke identifikuar edhe karakteristikat më të pakapshme.

Më pas u kalua në gjetjen e ndonjë lokacioni genetik (vend specifik i kromozomit, ku është i lokalizuar nje gen ose ndonjë sekuencë tjetër e ADN-së) që koincidon me ndonjë karakteristikë të fytyrës.

Rezultati ishte se identifikuan deri në 15 gene të ndryshme të lidhura me tiparet faciale. 7 prej tyre ishin të lidhur me hundën që sipas shkencëtarëve supozohet se është një zbulim veçanërisht interesant.

Pse?

Lidhet me faktin se meqë është e përbërë nga indi kartilaginoz, hunda është pjesë e fytyrës që nuk mund të rindërtohet duke u nisur nga kafka, por në të ardhmen mund të realizohet duke u nisur nga baza e ADN-së. Gjithsesi mungojnë shumë gene të përfshirë në formimin e një fytyre njerëzore edhe pse ky zbulim supozon një hap përpara në këtë kërkim. /bota.al