Zbulohen 10 kilogramë marihuanë në një autobus të Kumanovës

Rreth 10 kilogramë materie e ngjajshme me barin dhe që supozohet se është lëndë narkotike e tipit marihuanë janë konfiskuar në vendkalimin kufitar Tabanoc

Lajme

26/03/2017 15:19

Siç bëri të ditur MPB-ja, rreth orës 8 , gjatë kontrollit të autobusit të kompanisë “MAN” me targa të Kumanovës, nën drejtimin e D.J. (42) nga fshati Raven të Gostivarit, Drejtoria Doganore ka gjetur 10 paketime të dyshimta me peshë të përgjithshme prej rreth 10 kilogramësh.

Pos shoferit, në autobus ka qenë edhe personi me iniciale J.A. (45) nga fshati Aligjersi i Preshevës.