Zbulimi: Planeti Venus mund të ketë pasur jetë

Pas përpunimit të të dhënave të marra nga sondat që kanë studiuar planetin, shkencëtarë mendojnë se në një kohë të largët, Venusi mund të ketë pasur oqeane, pra jetë.

Fun

10/08/2016 21:45

Asnjë njeri nuk mund të rezistojë e të qëndrojë gjallë në planet dhe me shumë mundësi është e pamundur që të mbijetojnë edhe bakteret më ekstre që ne mund të imagjinojmë

Sot planeti Venus është plotësisht jomiqësor, duke qenë se temperatura në sipërfaqen e tij i kalon 470 °C dhe presioni i ushtruar nga atmosfera është 90 herë më i madh se ai i Tokës.

Asnjë njeri nuk mund të rezistojë e të qëndrojë gjallë në këtë planet dhe me shumë mundësi është e pamundur që të mbijetojnë edhe bakteret më ekstreme që ne mund të imagjinojmë.

ven2.570

Por situata aty duket se ka qenë shumë më ndryshe përpara qindra miliona viteve dhe sipas një grupi kërkuesish, mendohet se në Venus ka pasur jetë.

Kjo tezë nuk është e re, por ajo që konsiderohet origjinale është mënyra se si e kanë arritur përfundimin shkencëtarët.

“Ne kemi krijuar një sërë simulimesh klimaterike, duke u nisur nga ajo çfarë ne njohim sot për sipërfaqen e planetit dhe atmosferën e tij. Atyre ne iu shtuam faktin që rrezatimi diellor duhet që të ishte mes 2.9 miliardë dhe 0.715 miliardë vite përpara, orbitën që planeti zotëronte krahasuar me diellin dhe përbërjen e atmosferës që duhet që të kishte në atë kohë”, tha Michael Ëay, i cili publikoi kërkimin e tij në revistën “Earth and Planetary astrophysics”.

Rezultati i simulimit të bërë nga kërkuesit është se temperatura në Venus duhet që të ishte shumë më e ulët sesa sot, pavarësisht se dielli rrezatonte nga 46% deri në 70% më shumë, krahasuar me Tokën.

Kjo mund të ketë bërë që Venusi të kishte kushte të tilla miqësore sa në planet të krijoheshin oqeane, në këtë mënyrë edhe jetë, e cila mund të jetë zhvilluar 750 milion vite më parë.

ven3.570

Në vazhdim, kushtet klimaterike pak nga pak nisën të ndryshonin dhe u shndërruan në ato që planeti ka aktualisht. Por që të mund të gjenden gjurme jete, do të jetë e vështirë, duke qenë se sipërfaqja e planetit rinovohet çdo 500 vite.

I gjithë faji është i një shtrese tektonike shumë të ndryshme nga ajo tokësore. Korja e Venusit gëlltitet në mantelin e planetit ciklikisht çdo gjysmë miliardi vitesh.