Zbulimi mahnitës i një 14 vjeçari

Ju mund të shkruani me një lëng të stilolapsit apo me një shtypje të lehtë në tastierë. Por imagjinoni sa shtypje bëhen me miliona herë në mijëra forma dhe dokumente të ndryshme. Kështu që për ta ditur më mirë, një 14 vjeçar Suvir Mirchandani, ishte duke u përpjekur të mendojë për mënyra që do të…

Auto & Tek

30/03/2014 13:11

Ju mund të shkruani me një lëng të stilolapsit apo me një shtypje të lehtë në tastierë. Por imagjinoni sa shtypje bëhen me miliona herë në mijëra forma dhe dokumente të ndryshme. Kështu që për ta ditur më mirë, një 14 vjeçar Suvir Mirchandani, ishte duke u përpjekur të mendojë për mënyra që do të ulnin mbeturinat dhe do të kursenin të hollat në shkollën e tij të mesme Pittsburgh.

Filloi si një projekt drejt shkencës. Si një fillestar në shkollën e mesme Dorseyvulle, Suvir kishte vënë re se ai ishte duke marrë më shumë shkrime të shtypura se sa që e kishte bërë në shkollën fillore.

I interesuar në aplikimin e shkencave kompjuterike për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore, Survir vendosi se ai do ta zbulonte një mënyrë më të mirë për të minimizuar harxhimet në letër dhe bojë.

Reduktimin e përdorimit të letrës nëpërmjet riciklimit dhe shtypjes së dyfishtë kishte qenë si ide edhe më herët, si një mënyrë për të kursyer para dhe për të ruajtur burimet, por kishte më pak vëmendje rreth bojës në letrat të cilat shërbenin si kanavacë të historisë dhe punime të algjebrës.

“Boja është dy herë më e shtrenjtë se parfumi francez nga volume”, Suvir e thotë me shaka.

Adoleshenti i talentuar morri 150 bursa shkollore duke u zgjedhur fitues në “Njihuni me fëmijën më të zgjuar të botës”.

Ai ka të drejtë: një parfum Chanel kushton 38$, ndërsa shuma ekuivalente e ngjyrës së një printeri Hewlett Packard mund të kushtojë deri në 75$.

Pra Suvir vendosi të përqendrohet në projektin e tij për të gjetur mënyra për të ulur shpenzimet në bojë.

Duke i mbledhur mostrat e shtypjeve të thjeshta të mësuesve, Suvir u koncentrua në shkronjat më të përdorura (e, t, a, o dhe r).

Së pari, ai kontrolloi sa shpesh këto shkronja ishin përdorur në shkrime të ndryshme: Gramond, Times New Roman, Century Gothic dhe Comic Sans.

Pastaj ai kontrolloi sa shumë ngjyrë ishte përdorur për secilën letër, duke përdorur një vegël të quajtur APFill Ink Coverage Software.

Pastaj ai i zgjeroi letrat, i printoi ato dhe i preu ato dhe i vendosi në peshojë për të verifikuar rezultatet e tij. Ai i bëri tri testime për çdo letër, duke grafikuar ngjyrën për çdo font.

Nga kjo analizë, Suvir kuptoi se duke përdorur shkrimin Garamond me goditje më të holla, distrikti i tij shkollor do të mund të reduktonte konsumin e ngjyrës për 24% dhe nga ana tjetër do ti shpëtonin 21,000$ në vit.

I inkurajuar nga mësuesi i tij, Suvir mendoi t’i publikojë rezultatet e tij në revistën Emerging Investigors, një revistë që u krijua nga një grup i studentëve të Harvardit që ofron një forum nga puna në shkollën e mesme.

I ka standardet e njëjta si revistat akademike dhe çdo publikim shqyrtohet nga studentët e diplomuar dhe akademikët.

14 vjeçari Suvir Mirchandani filloi studimin e llojeve të shkrimeve, si pjesë e një projekti drejt shkencës.

Tani ai i ka propozuar edhe qeverisë Amerikane për të përdorur këtë metodë të tij, e cila do t’i shpëtonte qeverisë një shumë prej 234 milionë dollarëve.

Gary Somerset, menaxher për media dhe marrëdhënie me publikun në Zyrën për Printime të Qeverisë, përshkruan zbulimin e Suvir si “të shquar”.

Vetëm 14 vjeç dhe Suvir e kupton se sa i vështirë është një projekt i tillë që të zbatohet.

“Unë e di që është vështirë të ndryshosh sjelljen e dikujt. Kjo është pjesa më e vështirë”, tha ai. Por ai shpreson: “Unë patjetër do të dua të shoh disa ndryshime aktuale dhe do të isha i lumtur që këto të bëhen sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Me dekada para vetes, Suvir dhe njerëzit e tjerë të rinj e të reja si ai, mund të gjejnë shumë zgjidhje edhe nga problemet politike dhe teknike që rëndojnë mbi Washington.