Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Vetëm dy javë para vdekjes së tij, Stephen Hawking shpalosi një letër, ku tregon se ka zbuluar provat e një multiversi dhe si mund ta parashikojnë fundin e ekzistencës tonë.

Fun

19/03/2018 08:13

 

Multiversi është një teori se universi ynë është vetëm një nga shumë të tjerë që ka shkaktuar Big Bang.

Letra, të cilën e ka përfunduar në shtratin e vdekjes, diskuton idenë se ne mund të matim universet e tjetër duke përdorur një detektor në një anije kozmike.

Kjo dëshmi është zbuluar gjatë jetës së Hawking dhe ai mund të ketë qenë duke kandiduar për çmimin Nobel – diçka që nuk mundi ta arrijë.

Thomas Hertog, i cili bashkëshkroi artikullin me titull ‘Një dalje e qetë e inflacionit të përjetshëm’, tha për Sunday Times se “Ai ka qenë shpesh i nominuar për çmimin Nobel dhe duhet ta kishte fituar. Tani ai nuk mundet kurrë ta marrë”, përcjell Telegrafi.

Në një artikull të botuar në vitin 1983, nga Hawking dhe James Hartle, shpjegojnë se si u krijua Universi, por teoria tregon gjithashtu se Big Bang ka krijuar edhe shumë universe të tjerë.

Kjo teori e inflacionit, se Universi u zgjerua në mënyrë eksponenciale, para se të lëvizte në një zgjerim më të ngadalshëm, ishte e pamundur të provohej.

Hertog pohon se ai dhe Hawking donin të merrnin idenë e një multiversi dhe ta kthenin atë në një “kuadër të verifikueshëm shkencor”.

Megjithatë, hulumtimi potencialisht revolucionar tregon se ekzistenca e Tokës do të zhduket në errësirë, kur yjet mos të kenë më energji.

Ideja që ne do të përfundojmë në errësirë mbetet e diskutueshme nga kozmologët, përfshirë Profesorin Neil Turok, drejtor i Institutit Perimetrik të Kanadasë, i cili ishte i hutuar dhe nuk e kuptoi se si Hawking e zbuloi këtë ide interesante.

Megjithatë, shkencëtarë të tjerë kanë arritur në përfundimin se puna e Hawking, mund të jetë zbulimi që ka nevojë kozmologjia. Kjo sepse është teoria e parë që mund të testohet.

Carlos Frenk, profesor i kozmologjisë, pranoi se më parë ishte e pamundur të matnim universet e tjerë.

Ai tha se “Ideja intriguese në letrën e Hawking është se ai ka lënë shenjën e saj në sfondin e rrezatimit që përshkon universin tonë dhe ne mund ta matim atë me një detektor në një anije kozmike”.

Frenk argumenton se gjetja e provave të universeve të tjerë mund të ndryshojë plotësisht perceptimin për vendin tonë në kozmos.