Zbulimi i Kroacisë në Botëror pritet të kalojë te gjiganti i Premierligës

Gjiganti anglez është gati të ofrojë 50 milionë funte për 24-vjeçarin.

Sport

25/07/2018 16:29

Ante Rebiç ishte ndër zbulimet e Kupës së Botës.

Anësori bëri paraqitje shumë pozitive me Kroacinë, duke shkuar deri në finale të Botërorit, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Bild”, për futbollistin e Frankfurtit kanë ardhur disa oferta.

Klubi më i interesuar për të është Manchester United.

Gjiganti anglez është gati të ofrojë 50 milionë funte për 24-vjeçarin. /Lajmi.net/