Zbulimi: ADN-ja ndikon në aftësinë për të lexuar mendjen e tjetrit

Shkencëtarët zbuluan se ADN-ja e njeriut ndikon në aftësinë e njerëzve për t’i lexuar mendjen dhe ndjenjat e të tjerëve.

Lifestyle

13/06/2017 11:04

 

Në studimin e publikuar në revistën “Molecular Psychiatry” bëhet e ditur se gjenet ndikojnë në aftësinë e njerëzve për t’i lexuar mendjen dikujt tjetër.

Studimi është realizuar nën udhëheqjen e studentit të doktoraturës të Universitetit Cambridge Varun Warrier, drejtorit të Qendrës së Hulumtimeve të Autizmit në Universitetin Cambridge Prof. Simon Baron-Cohen dhe nga Universiteti Paris Diderot, Thomas Bourgeron.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Cambridge para 20 vitesh kishin zhvilluar një test të “empatisë kognitive” të quajtur “Testi i leximit të mendjes nga sytë”./TRT