Zbulim shkencor: Muaji i juaj i lindjes tregon se kur dhe me çfarë do të sëmureni (Video)

Një studim i realizuar së fundmi tregon, se muaji në të cilin keni lindur ka gjasa t’iu tregojë se kur do të sëmureni.

Lifestyle

10/06/2015 12:37

Një grup shkencëtarësh kanë krijuar një softuer i cili mbledh të dhënat e juaja të lindjes dhe ato mjekësore, duke bërë kështu një kalkulim se kur ju mundeni të sëmureni, transmeton lajmi.net.

aa

Duke përdorur algoritmin për të ekzaminuar të dhënat mjekësore të marra nga spitalet e Nju Jorkut, ata kanë zbuluar 55 sëmundje që koinçidojnë me sezonin kur ju keni lindur.

Në përgjithësi, studimi i kryer në Universitetin e Kolumbias, tregon se njerëzit që kanë lindur në muajin maj, janë më pak të rrezikuar ndaj sëmundjeve dhe viruseve sezonal, derisa ata që kanë lindur në tetor janë më shumë të ekspozuar. (lajmi.net)