Zbulim mahnitës në thellësi prej 8 mijë metrash

Marian përfaqëson vendin më të thellë në sipërfaqen e planetit tonë, por edhe atje, në një vend ku drita e diellit nuk arrin, jeta arrin të mbijetojë.

Fun

08/12/2017 14:19

Duke iu falënderuar nëndetëseve robotike, shkencëtarët arritën të peshkojnë disa peshq në thellësi prej 7.966 metrash, për t’i analizuar për herë të parë.

Ata shpresojnë se analizat do të zbulojnë se si peshqit mbijetojnë në thellësi të tilla, dhe shkencëtarët nga Universiteti në Uashington kanë kryer edhe analizën CT, e cila zbulon se çfarë kanë ngrënë për herë të fundit peshqit.

Ndryshe, peshqit jetojnë në thellësi ku presioni është një mijë herë më i lartë se sa në sipërfaqe të detit.  Thellësia më e madhe në të cilën ata janë gjetur ndonjëherë është 8.178 metra, apo 20 metra nën kufirin që konsiderohej thellësia më e ulët në të cilën është e mundur funksionimi normal i qelizave.

Përparësia më e madhe e jetës në thellësi të tilla është se nuk ka armiq të natyrës.