Zbulim i pazakontë për Rrugën e Qumështit – Lajmi.net
Zbulim i pazakontë për Rrugën e Qumështit
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 12:03, 2 December 2017
Galaktika Rruga e Qumështit dhe galaktika satelit, Reja e Madhe e Magelanit, po përgatiten për një banket kozmik ku do të gëlltisin një galaktikë të tretë, Renë e Vogël të Magelanit, gjithashtu galaktikë satelit e Rrugës së Qumështit, sipas sinjaleve të kapura nga radioteleskopi i madh australian ASKAP (Square Kilometre Array Pathfinder) i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Australiane (CSIRO) dhe të analizuara nga grupi i studiuesve të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) të drejtuar nga astrofizikantja, Naomi McClure Griffiths.

“Galaktikat e mëdha si e jona kanë nevojë të ushqehen vazhdimisht me galaktika më të vogla për të marrë karburant dhe të prodhojnë yje të reja. Në të kundërt do të ezaurojnë rezervat e tyre të energjisë dhe do të vdesin. Ky është cikli i jetës në univers. Rruga e Qumështit ka nevojë të hajë galaktika për të vazhduar të prodhojë yje”, shkruan studiuesja në faqen e universitetit.

McClure Griffiths dhe ekipi i saj i Shkollës së Astronomisë dhe Astrofizikës të universitetit kanë përqendruar kërkimet mbi Renë e Vogël të Magelanit, një galaktikë xhuxhe me formë të çrregullt shumë pranë me Rrugën e Qumështit dhe që përmban disa qindra miliona yje.

Rreth 200.000 vite dritë larg galaktikës tonë, është një prej objekteve qiellorë më të largët që mund të shikohen me sy të lirë.

Megjithatë një ditë nuk do të jetë më, shpjegon McClure Griffiths.

Reja e Vogël e Magelanit është e destinuar të gëlltitet nga dy galaktika shumë më të mëdha dhe për disa miliardë vite do të jetë bërë krejtësisht pjesë e tyre.

Fjalët kyçe: Rruga e qumështit

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels