Zbulim i madh kundër kancerit me qeliza të bardha të gjakut

Disa shkencëtarë kanë zbuluar një terapi që ka shërim të qëndrueshme dhe vret qelizat T.

Bota

16/02/2016 11:54

Tipi i qelizave T- është lloj i qelizave të bardha të gjakut. Gjetja më e hollësishme e hulumtimeve klinike ndaj këtyre qelizave do të publikohen në fund të këtij viti, por rezultatet përmbledhëse u diskutuan në Shoqatën Amerikane për Avancimin e Shkencës, transmeton lajmi.net.

Pacientët që janë të prekur me kancer në gjak dhe që nuk mund të jetojnë më shumë se pesë vjet, janë vizituar në disa klinika për 18 muaj duke përdorur këtë terapi dhe kanë rënë në përfundim që shenjat e kancerit janë duke i’u larguar.

Specialistët e këtij kanceri kërkuan kujdes të veçantë mbi gjykimet e para të terapisë së qelizave T, dhe thanë se përmirësimet janë parë në disa pacientë të cilët më parë kishin dështuar nëpër trajtime tjera, dhe se ky i fundit po jep rezultate të mira.

“Qelizat T luajnë rolin e drogës në trupin tonë, ato kanë potencialin për të luftuar në trupin tonë gjatë tërë jetës ” tha doktor Bonini. Ky është vërtetë një revolucion, dhe ne jemi në fillim të zbulimit tonë më të madh” shtoi ai.

Tipi T i qelizave të gjakut është i rëndësishëm për mbrojtjen imunitare të trupit dhe ndihmojnë për të identifikuar viruset dhe bakteret. /Lajmi.net