Zbukurohet Europa League

Europa League, e riemëruar si e tillë nga UEFA Cup siç quhej më parë nuk është një garë që josh aq shumë tifozët dhe skuadrat më të mëdha të kontinentit. Sigurisht, ato më të mëdhatë dhe më të suksesshmet kërkojnë të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, por Europa League paraqet ‘ngushëllim’ për ata që nuk…

Sport

13/12/2013 19:50

Europa League, e riemëruar si e tillë nga UEFA Cup siç quhej më parë nuk është një garë që josh aq shumë tifozët dhe skuadrat më të mëdha të kontinentit.

Sigurisht, ato më të mëdhatë dhe më të suksesshmet kërkojnë të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, por Europa League paraqet ‘ngushëllim’ për ata që nuk arritën të shpallen kampion të Evropës.

Këtë më së miri e dëshmon suksesi i Chelseas, kampion i edicionit të kaluar të garës. Mirëpo, në përgjithësi, Europa League nuk konsiderohet si një garë as e përafërt me Ligën e Kampionëve.

Kjo mund të ndryshojë këtë edicion. Arsyeja? Disa prej skuadrave më të mëdha të kontinentit përfshirë Juventusin janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe do të vazhdojnë garën në Europa League.

Aty do të jenë edhe Napoli, Shakhtar Donetsk, Benfica, Porto dhe Ajax, së bashku me Tottehamin e Valencian.

Emra që mund të zgjojnë interesim më të madh për dallim nga e kaluara dhe t’ia shtojnë prestigjin garës.