Zbriten shtesat për prokurorët special

Në mbledhjet e sotme Qeveria ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës për aprovimin e shtesave për prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Lajme

11/12/2018 14:28

Në bazë të këtij vendimi prokurorët special do të marrin shtesë 400 euro në muaj, raporton lajmi.net.

Ndërsa për kryeprokurorin special shtesa do të jetë 500 euro në muaj.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se shtesat që kanë qenë 800 euro për prokurorët special, do të zbriten në 400, për shkak se të njëjtëve iu është ngritur paga gjatë vitit 2018. /Lajmi.net/