Zbogar: Tribunali me seli në Kosovë, dëshmitarët jashtë

Përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zbogar deklaroi se po kërkojnë një gjykatë speciale për deklaratat e raportit të Dick Martit, sepse kjo çështje i ka bërë dëm Kosovës, dhe për këtë arsye duhet vërtetuar nëse ka ndodhur apo jo.

Lajme

08/04/2014 20:31

Në një bisedë për televizionin publik RTK, Zbogar tha se EULEX-i ka ngarkuar një person për këtë çështje, pra do të jetë një gjykatë në Kosovë me disa zhvillime jashtë.

Do ta kemi selinë në Kosovë, por dëgjimi i dëshmitarëve do të bëhet jashtë vendit.

“Po mundohemi ta heqim një re të zezë mbi Kosovën, pra të qartësohet çdo gjë rreth raportit të Dick Martit, që është i dëmshëm për Kosovën”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Zbogar tha se BE-ja ende nuk ka marrë vendim për liberalizim dhe se Kosova duhet t’i përmbushë edhe disa kritere. “Kemi filluar hartimin e një raporti lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të dimë se çka na ka mbetur pa bërë”.

“Institucionet na fajësojnë se po e neglizhojmë këtë çështje dhe e trajtojnë si politikë, por ne po ecim drejt liberealizimit. Nuk mund ta them kur do të ndodhë”.