Zbogar shprehet i kënaqur me procesin e deritanishëm të votimit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, e ka vlerësuar të qetë procesin e deritanishëm të votimit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhjeve.

Lajme

08/06/2014 12:49

Zbogar  gjatë vizitës në  qendrën e votimit te salla “1 Tetori” në Prishtinë,  ka thënë se është duke u ndjerë i lumtur për mbarëvajtjen që ka parë gjatë vizitës në këtë qendër.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka vërejtur ndonjë problem dhe shpreson që probleme të mos ketë gjatë gjithë ditës.

Përfaqësuesi i BE-së, ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë të dalin në votime në këtë mënyrë.

Zbogar gjatë kësaj vizite nuk është pritur nga askush, i vetëm ka shëtitur të gjithë sallën dhe pa përkthyes është përgjigjur për media.