Zbogar i premton mbështetje Doganës së Kosovës

Udhëheqësi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, gjatë një vizite që i bëri Drejtorisë së Doganës, i ka vlerësuar zhvillimet e kësaj të fundit.

Lajme

14/03/2014 08:25

Gjatë këtij takimi ndër të tjerash, Zbogar ka potencuar asistencën që Bashkimi Europian mund t’i ofroj Doganës për vazhdim të mëtejshëm të progresit.

Në këtë takim, Zbogar u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Lulzim Rafuna me bashkë punëtor, ku u njoftua në pika të shkurta me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, Zhvillimet në përmbushjen e standardeve evropiane si dhe sfidat dhe planet për të ardhmen.

 

(Kosovapress)