Zbehtë kundër zgjedhjeve në Veri

Ka përfunduar në Veri të Mitrovicës marrshi protestues kundër zgjedhjeve komunale. Organizatorët e këtij marrshi u kanë bërë thirrje banorëve serbë të Veriut që të bojkotojnë zgjedhjet. Por, pjesëmarrës kishte pak.

Lajme

10/10/2013 17:07

Dhjetëra banorë të Veriut të Mitrovicës kanë marshuar qetë të enjten në mesditë përgjatë rrugëve për të përfunduar tek ura kryesore mbi lumin Ibër në protestën kundër zgjedhjeve në Kosovë.

Vladimir Rakic, anëtar i Këshillit Organizues të protestave, i ka quajtur tradhtare subjektet politike serbe që janë duke marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Kush po frikësohet? Ka të atillë që frikësohen. Por, edhe kjo është veti e njeriut. Nuk duhet të merremi faktin se njerëzit po frikësohen. E rëndësishme është që atë ditë njerëzit të mos dalin të votojnë”.

“Vërtet situata tani është e tillë ku 99 për qind të njerëzve nuk do të votojnë, prandaj Ivica Dacic po kërkon 12 mijë serbë nga Serbia, që të lajmërohen si votues për Veri të Kosovës, sepse e dinë sigurt që këtu zgjedhjet do të dështojnë”.

“Të gjithë ata, siç thotë Kryeministri që janë lindur në Kosovë, por që fatin e ka lidhur me Serbinë qendrore, ne u bëjmë thirrje atyre që të mos e marrin fatin tonë në duart e tyre, të na lënë neve që të vendosim se çfarë të bëjmë. Nuk është në përgjegjësinë e tyre, që të dalin në këto zgjedhje të tradhtarëve, dhe të përcaktojnë se si fëmijët tanë dhe ne do të jetojmë”.