Zbardhet vendimi, me çfarë arsyetimi iu hoq titulli Skënderbeut (FOTO)

Në vendimn e tij, komisioni arsyeton se skuadra në fjalë ka komplotuar duke ndikuar në rezultatin e ndeshjeve.

Sport

23/06/2017 15:24

Komisioni i Etikës në FSHF vendosi t’i heqë titullin kampion Skënderbeut në sezonin 2015-2016. Në vendimn e tij, komisioni arsyeton se skuadra në fjalë ka komplotuar duke ndikuar në rezultatin e ndeshjeve.

Vendimi

KOMISIONI I ETIKËS

Në bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Nenecve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI

– Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016;
– Heqjen e titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016;
– Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2000000 (dy milion) lekë;
– Dënimin e Skënderbeut me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017;
– Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës;
– U shpall sot në Tiranë më 23.06.2017.