Zbardhet misteri i makinës së tretë që ra në Shkopet

Disa orë pas nxjerrjes nga liqeni i Shkopetit, policia shqiptare thotë se makina që dyshohet se ka rënë në ujë tre net më parë i përket një shtetaseje me banim në Kamëz.

Lajme

07/07/2016 16:22

 

Shtetasja shqiptare K.H., kishte kallëzuar në polici më 12 shkurt të këtij viti për vjedhjen e automjetit të saj tip “Benz” me targa AA 587 CP.

Sipas policisë ky automjet nuk ka lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ngjarja që ndodhi disa ditë më parë./lapsi