Zbardhet dinamika, si i vrau Ridvan Zykaj dy familje në Vlorë, mes tyre edhe gjyshërit dhe fëmijët e xhaxhait – Lajmi.net
Zbardhet dinamika, si i vrau Ridvan Zykaj dy familje në Vlorë, mes tyre edhe gjyshërit dhe fëmijët e xhaxhait
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 20:54, 10 August 2018
Viktimat e masakrës së rëndë në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ridvan Zykaj. Një konflikt që duket se lidhej me çështje pronësie ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë zbardhete dhe dinamika e vendngjarjes, Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy pleqtë dhe mbi xhaxhanë e tij e të shoqen. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë,  duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj (17 vjeç) dhe Ledion Zyka (i mitur, 6 vjeç).

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO