Zaza transferohet te gjiganti i Series A

Simone Zaza rikthehet në Serie A.

Sport

08/01/2017 08:29

Sulmuesi italian mund të përfundojë te Fiorentina, e cila ka shprehur interesim për të.

Në mbyllje të detajeve për shitjen e Nikola Kalinic në Kinë, drejtuesit nga Firenca kanë intensifikuar bisedimet për Zazan, përcjellë “lajmi.net”.

Mediat italiane nuk kanë përmendur shifra, por janë shprehura të bindura për kompletimin e transferimit gjatë javës së ardhshme.

Përfundon kështu aventura e dështuar e sulmuesit tullac në Premierligë te West Hami. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6