Zaza kthehet në Serie A

Simone Zaza mund të rikthehet në Serie A.

Merkato

10/10/2017 09:53

Simone Zaza ka ofertë të largohet nga Valencia për rikthim në Serie A.

Sulmuesi italian ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni.

Por, ai mund të rikthehet sërish në futbollin italian.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Torino ka shprehur interesim për transferimin e tij në verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri Sinisa Mihajlovic kërkon një qendërsulmues të ri dhe emri i Zazas është në krye të listës së kërkesave të serbit. /Lajmi.net/