Zaza kthehet në Serie A, zgjedh klubin e ri

Simone Zaza do të luajë sërish në Serie A.

Sport

17/08/2018 15:00

Simone Zaza do të rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Valencias ishte pranë transferimit në Sampdoria.

Mirëpo, në momentet e fundit ai ka vendosur ta pranojë ofertën e Torinos.

“Sky Sport” raporton se Zaza do të rikthehet në qytetin e Torinos ku luajti te Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Zaza do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin e Torinos. /Lajmi.net/