Zaza kthehet në Serie A

Simone Zaza është pranë rikthimit në Serie A.

Sport

04/07/2018 09:57

Milani vazhdon të jetë në kërkim të një qendërsulmuesi që garanton një numër të caktuar golash në sezon. Me Ciro Immobilen që është bllakuar nga Claudio Lotito, pasi presidenti i Lazios kërkon plot 100 milionë euro për 28-vjeçarin, drejtuesit e kuqezinjve po studiojnë mundësinë e blerjes së Simone Zazas.

Sulmuesi aktual i Valencias pëlqehet shumë nga Mirabelli dhe Gattuso, sepse konsiderohet një “pykë” me instikt para portës.

Ditët e fundit kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit, Beppe Bozzo. Sigurisht që në këtë rast vendimtare do të jetë dëshira e sulmuesit për t’i rikthyer në Itali.

Valencia e vlerëson sulmuesin rreth 20 milionë euro, shifër të cilën “Djalli” do ta ketë në dispozicion me shitjen e Kalinicit dhe të Carlos Baccas.

Milani vetëm një ditë më parë zyrtarizoi blerjen e kroatit Halilovic dhe pavarësisht pezullimit nga UEFA për një vit në kompeticionet europiane mbetet shumë aktiv në merkato.