Zaza: Juventus – Real Madrid, ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Simone Zaza ka parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Sport

19/05/2017 10:00

Simone Zaza beson se Juventus mund ta mposht Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Valencias është i sigurt se ish skuadra e tij mund t’i fitojë tre titujt kryesorë gjatë këtij stinori.

“Juventus ka të gjitha forcat e nevojshme për t’i fituar të gjitha, përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Zaza për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“E njoh shumë mirë trajnerin Allegri, është shumë i mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6