Zaza flet pas golit të fitores ndaj Napolit

Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza, është shprehur i lumtur me golin e fitores ndaj Napolit.

Sport

13/02/2016 23:20

Zaza  shpreson që goli i tij ndaj Napolit të jetë vendimtar sa i përket luftës për titull, përcjell Lajmi.net.

“Shpresoj që të jetë gol vendimtar sa i përket luftës për titull. Gjëja e mirë është që tani e gjitha është në duart tona”, tha italiani.

“Synimi jonë ishte që ta fitonim këtë ndeshje. Këtë e bëmë dhe jemi të lumtur”, shtoi Zaza.

Juventusi e mori kryesimin e Serie A, pas fitores 1:0 ndaj Napolit në derbi.