Zayn Malik publikon këngën e re pas ndarjes nga Gigi Hadid

Zayn Malik karrierën e nisi si anëtar i grupit “One Direction”.

ShowBiz

13/04/2018 23:07

Më tej ai vazhdoi si solo-artist, projektet e të cilit pëlqehen shumë nga publiku dhe sukseset çdo ditë e më shumë i rriten, shkruan lajmi.net.

Meqë është fytyrë publike, këngëtari është shumë shpesh i përfolur edhe për jetën private, së fundi për ndarjen nga modelja e njohur Gigi Hadid.

Pas një lidhje të gjatë disa vjeçare, Zayn kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale dhe lidhja me Gigin ka përfunduar, por ata kanë mbetur miq.

Këngëtari ka vazhduar punën në muzikë dhe pas ndarjes nga modelja ai lansoi projektin e tij me titull “Let Me”, këngë e cila është në listën e këngëve trend ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, kurse ka marrë mbi 8 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player