Zayn Malik konfirmon se më nuk identifikohet si mysliman

Zayn Malik ka konfirmuar se më nuk identifikohet si mysliman sepse ai më nuk "beson në asnjë prej tyre".

ShowBiz

15/11/2018 18:54

Këngëtari Zayn Malik, 25 vjeçar, më nuk është praktikues i fesë myslimane, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Zayn tha se ka ‘besim shpirtëror’ në Zot, por nuk ‘miraton praktikat islame’, ndërsa tha se ishte ‘shumë e lehtë’ për të që ta lëshonte fenë me familjen e tij.

Në intervistën e tij të fundit, këngëtari ka treguar se më nuk identifikohet si mysliman dhe se nuk beson në diçka rreth religjionit.

I pyetur nëse do ta konsideronte veten si mysliman, ai u përgjigj “Jo, unë nuk do ta konsideroj”.

Ai ka shtuar reagimet në mediet sociale nga fansat e tij, të cilët e kanë konsideruar ‘turp’ këtë veprim dhe e kritikuan për ‘tallje’ me fenë. /Lajmi.net/