Zayn Malik dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes disa vjeçare

Ka përfunduar lidhja e modeles, Gigi Hadid me Zayn Malik.

ShowBiz

03/01/2019 23:00

Pas disa javësh spekulime, burime të shumta tregojnë për Us Weekly ekskluzivisht se çifti edhe një herë janë ndarë, shkruan eonline transmeton lajmi.net.

“Ata kanë mbaruar,” shpjegon një burim. “Ata mund të ktheheshin së bashku por çdo gjë tani ka përfunduar”.

Një burim i dytë shton se modelja 23-vjeçare u mundua të mbante lidhjen por ish-anëtari i “One Direction”, ka shumë çështje të veta që nuk mund ta ndihmonte.

Hadid dhe Mailk, u lidhën fillimisht në nëntor 2015 dhe u ndanë për herë të parë në mars pas dy vjet takimesh.

Kurse tani duket se me të vërtetë gjithçka ka përfunduar. /Lajmi.net/