Zannier dënon dhunën në Veri

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE’së, Lamberto Zannier, kryesit e akteve të djeshme të dhunës në pjesën veriore të Kosovës duhet ët sillen para drejtësisë.

Lajme

04/11/2013 14:23

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE’së, Lamberto Zannier dënoi fuqishëm dhunë në Mitrovicën e Veriut e cila përshkoi zgjedhjet e djeshme.

“Sulmet e dhunshme që ndodhën në kohën kur zgjedhjet ishin duke u zhvilluar janë për t’u dënuar. Këto janë sulme jo vetëm ndaj dinjitetit personal por edhe kundër të drejtës së qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Ne presim që gjithçka do të bëhet për t’i sjellë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve”.

“Këto incidente bëhen edhe më shumë destruktive sepse vijnë në zgjedhjet të cilat duhej që të shënonin një hap para në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të kontribuonin në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Në vende tjera, një numër substancial i votuesve ishin në gjendje të votonin lirshëm për kandidatët e tyre dhe pjesëmarrja ishte inkurajuese”.

“Ne duam ta falënderojmë stafin e OSBE’së në teren të cilët punuan me vendosmëri përkundër rrethanave sfiduese”, ka thënë Lamberto Zannier