Zanfina ka një lutje për të gjithë (Foto)

Këto ditë, temperaturat kanë shënuar ngritje të madhe, duke u konsideruar i nxehti i ngjashëm me atë të Saharasë.

ShowBiz

01/07/2017 08:48

Probleme me përballimin e këtyre temperaturave të larta, nuk kanë vetëm njerëzit, por edhe kafshët, shkruan lajmi.net.

E për këtë gjë ka menduar edhe Zanfina, e cila në rrjetin social Instagram, ka bërë një lutje për të gjithë.

Ajo ka kërkuar që gjithsecili të vendosë ujë para oborreve apo ndërtesave të tyre, ujë për t’ua larguar etjen kafshëve.

E për këtë iniciativë, Zanfina ka marrë komente pozitive nga ndjekësit. /Lajmi.net/