Zanfina: Ja si largova hijen e Adelinës nga vetja

Ajo pas vetes ka një karierë të bujshme dhe me plot suksese, por duket që nuk mund t’ia dalë e vetme në këtë treg të stërngarkuar.

ShowBiz

04/11/2015 10:30

Dikur, ishte gati më e pëlqyera e gjeneratës dhe nuk kishte konkurrencë, por tani që këngëtaret dalin si këpurdha, kanë filluar paksa të ‘’zbehin’’ projektet e saj. Megjithatë, Zanfina po punon dhe vazhdon të sjellë gjëra të reja në tregun muzikor.

‘’Kam përfunduar këngën e re, e cila është duet, nuk e kemi xhiruar ende por së shpejti do të nisim’’, tregon këngëtarja në këtë bisedë, duke komentuar kështu edhe zhveshjet e shumta që bëhen nga këngëtarët shqiptarë.

‘Nuk është për t’u çuditur. Mendoj se është në rregull zhveshja, nëse bëhet me masë dhe shije’’. E sa i përket se si ndihet për projektet e saj të reja, ajo thekson: ‘Ndihem më e lehtësuar sepse e di që kam realizuar një projekt, pas të cilit fshihet punë disajavore.

Por edhe e gëzuar që po i realizoj qëllimet e mia. Nuk më ndihmoi rastësia. Thjesht kam realizuar me punë atë që gjithmonë kam dashur të bëja”.

Zanfina është një vajzë e thjeshtë nga Prishtina, e njohur nga shumica për karrierën muzikore, por nga pak njerëz siç është në të vërtetë, – shton më tej këngëtarja e njohur, e cila e pyetur se si është larguar nga “hija’” e Adelinës që e ka ndjekur kudo, shprehet: ‘’Vetëm puna ime e pandalshme. Gjithçka çfarë kam bërë pastaj ka pasur efekt të mirë për mua dhe të ardhmen time, kanë qenë vendime të mira”.

E pyetur për shkollimin ajo thotë: “Kam kryer para disa vitëve Fakultetin Juridik. Do ta praktikoj edhe në të ardhmen’./Panorama