Zanfina Ismaili feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Data 10 maj është shumë e veçantë për këngëtaren Zanfina Ismaili.

ShowBiz

10/05/2018 11:52

Kjo ngase,në këtë ditë ajo feston ditëlindjen  e që sot mbush plot 32 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

“Më 10 maj, kishte lindur një legjendë e vërtetë! Unë! Shumë urime për mua”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë një fotografie në Instagram.

Muajt e fundit, këngëtarja paksa është shkëputur prej angazhimeve në muzikë dhe është fokusuar më shumë në jetën private.

“S’je ai mo” titullohet projekti i fundit nga Zanfina Ismaili, këngë kjo e publikuar në vitin 2017. /Lajmi.net/