Zanfina humb dikë shumë të dashur për të

Zanfina Ismaili është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

21/05/2018 14:41

Ajo nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore, por fansat e saj i mban të informuar përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë me fansat një lajm të hidhur.

“Mbreme Piko jem i mire na la. Ti je kon me shume se qeni jem,ti je kon shoku jem 24/7,dashnia jem,beba jem. Gjithmone kom me te kujtu. Te don nanushi shume ?”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që këngëtarja shumë herë ka deklaruar publikisht dashurinë që ka për kafshët, e në shumë raste i kishte dalur në ndihmë atyre. /Lajmi.net/