Zanfina emocionohet nga dhurata që pranoi për ditëlindjen e nënës së ndjerë

Tash e një kohë është shkëputur nga muzika.

ShowBiz

01/09/2018 18:42

Zanfina Ismaili është përkushtuar më shumë rreth jetës private dhe profesionit të parë, shkruan lajmi.net.

Data e sotme për Zanfinën është shumë e veçantë, kjo ngase me këtë datë shënohet edhe ditëlindja e nënës së saj të ndjerë, Monës.

“Urime ditëlindja, mami! Kisha dasht t’ishim kon bashkë me festu sot! gjithmonë ki mu kon mungesa ma e madhe e jetes…”, kishte shkruar ajo në urimin që i bëri asaj.

Ndërsa, përmes një imazhi të postuar në rrjete sociale, Zanfina zbulon dhuratën që mori në këtë ditë, e që është një qafore me emrin e saj mbi të.

“Kush ka miq, boten ka! Kjo dmth sot per mua me shume se krejt bota! Ju faleminderit”, ka shkruar këngëtarja. /Lajmi.net/