Zanetti zbulon nëse Messi mund të transferohet në Inter

Javier Zanetti ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me ardhjen e Lionel Messit në Inter.

Sport

26/07/2018 09:48

Javier Zanetti ka mohuar spekulimet se Inter ka një plan ambicioz për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Legjenda e “Nerazzurrëve” ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me ardhjen e Messit në Giuseppe Meazza.

“Inter pas Messit? Nuk ka asgjë të vërtetë, është një çmenduri”, deklaroi Zanetti për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Messi spekulohej me kalim në Inter pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Juventus. /Lajmi.net/