Zanetti tregon kombëtaret favorite për Kupën e Botës

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka folur për favoritët e Kupës së Botës.

Sport

28/05/2018 18:33

Këtë verë në Rusi organizohet Kupa e Botës, që fillon më 14 qershor.

Zanetti gjatë një interviste dhënë së fundi, ka folur për kombëtaret favorite, por në fund nuk ka harruar të cek se atij zemra i rrah për Argjentinën.

“Spanja, Gjermania, por duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe Brazilit”, ka deklaruar Zanetti.

“Por, zemra mua më thotë për Argjentinën. Zemra më thotë se mund të arrijmë deri në fund. Nuk do të jetë e lehtë, sepse shumë kombëtare pritet të kenë paraqitje të mira, por në Kupën e Botës nuk i dihet kurrë”./Lajmi.net/