Zanetti: Topi i Artë për Messin

Ish kapiteni i Interit, Javier Zanetti thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Sport

10/12/2014 15:47

Ish kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka shprehur mbështetjen e tij për Lionel Messin në garë për Topin e Artë.

Sulmuesi i Barcelonës është në mesin e tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë në botë me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer.

Por, legjenda e Nerazzurrëve, shpreson që Messi të dalë fitues.

“Shpresoj që Messi ta fitojë Topin e Artë, është i madh”, deklaroi Zanetti për faqen zyrtare të FIFA-s.

“Në çdo moment ai është në gjendje të bëjë një veprim të jashtëzakonshëm me të cilin skuadra e tij mund ta fitojë ndeshjen. Për mua është futbollisti më i mirë në botë”, u shpreh Zanetti.