Zanetti: Ja ekipi im i vitit

Ish kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka përzgjedhur ekipin e tij më të mirë të vitit, gjatë një interviste me faqen zyrtare të UEFA-s.

Sport

09/12/2014 14:28

Ish kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka përzgjedhur ekipin e tij më të mirë të vitit.

Ish mbrojtësi i mirënjohur, gjatë një interviste me faqen zyrtare të UEFA-s, ka përzgjedhur njëmbëdhjetë emra të futbollistëve që sipas tij janë dalluar më së tepërmi në vitin që ngadalë jemi duke e lënë pas.

Ekipi: Manuel Neuer, Pablo Zabaleta, Diego Godin, Mehdi Benatia, Philipp Lahm, Paul Pogba, Xabi Alonso, Angel Di Maria, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale.