Zanetti: Inter, do të dua përgjithmonë

Javier Zanetti iu falënderua familjes së Interit, pas përshëndetjes së tij me tifozët në Giuseppe Meazza në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, para përfundimit të karrierës.

Sport

11/05/2014 00:18

Javier Zanetti u përshëndet me tifozët e Interit në Giuseppe Meazza në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, para përfundimit të karrierës si futbollist në fund të këtij sezoni.

Kapiteni legjendar i Nerazzurrëve i falënderoi të gjithë, pas aventurës 19 vjeqare të cilës i erdhi fundi. “I falënderohem gruas time, fëmijëve të mi, familjes time të mrekullueshme”, ishin fjalët e Zanettit pas përfundimit të takimit.

“Nënës time. Familjes Moratti. Presidentit Thohir i cili më ka dhënë mundësinë që të mbetem pjesë e kësaj familje. Do t’ju dua përgjithmonë”, u shpreh Zanetti i cili erdhi në Inter në vitin 1995 nga Banfield.

Ai po ashtu shfrytëzoi rastin t’i falënderojë edhe të gjithë futbollistët me të cilët luajti, e sidomos disa prej këtyre të tanishmëve si Diego Milito, Esetban Cambiasso e Ëalter Samuel të cilët po ashtu kanë dhënë shumë për Interin.