Zamparini konfirmon: Dybala largohet këtë verë

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Paulo Dybala do të largohet gjatë kësaj vere.

Sport

30/03/2015 18:46

Dybala do të largohet nga Palermo gjatë kësaj vere, pasi këtë gjë e ka thënë vet presidenti i skuadrës italiane, Zamparini.

“Është e qartë se Dybala do të largohet. Kështu që, ne jemi duke shikuar për ndonjë sulmues tjetër”, tha Zamparini për Live Sicilia.

“Ne e kemi vetëm Andrea Belottin, kështu që përpos atij, ne në sezonin tjetër do të kemi një tjetër sulmues”, përfundoi Zamparini.