Zambrotta: Barcelona – Bayern, ja kush do të kualifikohet

Ish mbrojtësi italian Gianluca Zambrotta favorizon Bayern Munichun ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/04/2015 12:15

Gianluca Zambrotta beson se Bayern Munich me njohuritë e Pep Guardiolës është favorit ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ish mbrojtësi italian beson se prezenca e Guardiolës është një fuqi shtesë për gjigantin bavarez.

“Shpresoj që Juventus të kualifikohet në finale, ku besoj se do të takohej me Bayern Munichun, favorit ndaj Barcelonës për shkak të njohurisë së Guardiolës për sistemin e lojës së katalanëve”, deklaroi Zambrotta.

“Por, duhet pasur kujdes nga Bale, nëse rikuperohet, dhe Ancelotti, pak kush e njeh futbollin si ai”, u shpreh ai.