Zakonet seksuale të çifteve më të lumtura

Seksi është i domosdoshëm për një marrëdhënie të lumtur. Është diçka që e bën vetëm me partnerin dhe jo dikë tjetër, duke e forcuar kështu marrëdhënien dhe duke e bërë atë të veçantë.

Lifestyle

21/07/2015 23:21

Më poshtë, ekspertët kanë ndarë disa prej veprimeve në shtrat që çiftet e lumtura i bëjnë.

Ata besojnë se partneri i tyre është seksi
Një nga zakonet më të rëndësishme të çifteve të lumtura është që e pranojnë se partneri i tyre është seksi. Kjo ka shumë rëndësi sidomos tek femrat, pasi që kjo u ndihmon atyre ta kuptojnë që meshkujt e tyre janë më special se të tjerët.

Ata nuk i nënvlerësojnë gjërat e vogla
A është e habitshme që partneri juaj të jetë i zhveshur dhe duke iu pritur në shtrat para se të vini në shtëpi nga puna? Ndoshta është për ju, por çiftet e lumtura nuk habiten dhe nuk bëjnë gjëra të mëdha për t’u tërhequr nga njëri-tjetri. Një thirrje e thjeshtë telefonike apo një mesazh seksi mund të zgjojë dëshirat seksuale të tyre shumë lehtë, transmeton Lajmi.net.

Ata fokusohen në gjëra pozitive
Fjalët e tij të pista ju bëjnë që të qeshni me lot? Kjo është një shenjë e mirë dhe duhet t’ia bëni atij me dije se pozita e fundit që e keni përdorur në seks kishte efekt të plotë. Çiftet e lumtura i ndajnë me njëri-tjetrin gjërat në mënyrë pozitive, se sa të fokusohen në atë se çfarë pëlqejnë apo jo. Madje, vetëm një “u kënaqa kur e bëre atë apo këtë” mund ta bëjë eksperiencën seksuale më të mirë. E gjitha qëndron tek pozitiviteti. Edhe nëse ndonjë teknikë e caktuar e tij nuk po funksionon për ju, pranojeni atë nëse ai kënaqet në vend se t’i thoni se dështoi në shtrat.

Ata gjejnë kohë për seks
Në ditët e sotme, çiftet caktojnë kohën e seksit për shkak të obligimeve të tjera gjatë ditës. Nëse ju duhet ta caktoni një kohë për seks që ta mbani pasionin ndezur, bëjeni atë! Kontrolloni sa shpesh bëni seks dhe mbani në mend për të qëndruar që të dy të kënaqur, dhe më pas bëjeni më të mirën tuaj.

Ata përgjigjen në çdo kohë
Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni seks kur nuk dëshironi. Esenca është që të mos e ‘fikeni’ atë kur ju nuk jeni e ndezur. Çiftet e lumtura janë të kuptueshëm dhe të hapur me njëri-tjetrin rreth dëshirave seksuale, dhe u përgjigjen atyre pa marrë parasysh çfarë – edhe nëse nuk janë në diskonim për të. Ndoshta nuk dëshironi seks të plotë, por edhe t’ia bësh me dorë do t’i kryej punë atij. Nëse jo, atëherë bëni plan që të keni seks më vonë. Të mos bëni seks kur partneri juaj dëshiron nuk është një gjë e mirë dhe mund të dëmtojë marrëdhënien. (Lajmi.net)