Zakonet e mira që favorizojnë shëndetin e stomakut

Ja disa këshilla...

Lifestyle

12/10/2016 01:59

1- Ruajtja e gjendjes së mirë shpirtërore:
Elementet shpirtërore kanë tepër ndikim për oreksin, tretjen dhe thithjen e materialeve ushqyese në stomak. Emocionet negative mund të shkaktojnë uljen e oreksit, gazra të stomakut, keqtretjen etj. Por gjendja e mirë shpirtërore favorizon aktivitete normale të tretjes në stomak. Prandaj, mbajtja e emocioneve pozitive dhe gjendjes së mirë shpirtërore është një metodë shumë e vlefshme për shëndetin e stomakut.
2- Dieta e shëndetshme:
Ngrënia duhet të kryhet sipas orarit të rregullt. Në çdo vakt, sasia e ushqimeve të konsumuara duhet të jetë e qëndrueshme. Duhet të shmanget ngrënia e tepërt. Është një metodë e shëndetshme që të konsumohet mishi së bashku me perimet. Kosi është një ushqim i mirë që mund të ndihmojë tretjen e ushqimeve dhe metabolizmin në stomak dhe zorrë. Përveç kësaj, ushqimet si drithërat, patatet dhe fasulet që përfshijnë fibra dietike, mund të nxitin tretjen në stomak dhe të pakësojnë aktivitetin e baktereve të këqija.
3- Ruajtja e ngrohtësisë së trupit:
Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e stomakut duhet t’u kushtojnë vëmendje të madhe masave për të ruajtur nxehtësinë e trupit, duke shmangur prekjen nga ftohtësia. Në të njëjtën kohë, duhet të pakësohet ngrënia e ushqimeve të ftohta. Nëse keni ftohje të stomakut, mund të përdoret çaji i xhenxhefilit.
4- Pjesëmarrja në aktivitete të përshtatshme sportive:
Aktivitetet e përshtatshme sportive mund të nxitin funksionet e tretjes në stomak dhe në zorrë, si dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në organizëm. Këtu theksojmë disa parime mbi aktivitetet sportive për shëndetin e stomakut. Është më e këshillueshme që aktivitetet sportive të zhvillohen para ngrënies. Pasi hamë drekë apo darkë mirë është të pushojmë për 1 deri 2 orë e më pas mund të bëjmë fiskulturë. Në librat e mjekësisë tradicionale kineze, është prezantuar një lloj masazhi i thjeshtë rrethor në bark, sipas kahut orar. Kjo ndihmon për të nxitur aktivitetin e tretjes dhe për të reduktuar dhimbjet e barkut.