Zaimina zbulon për herë të parë portretin e të bijës

Në fillim të këtij viti, këngëtarja Zaimina Vasajri u bë nënë për herë të parë.

ShowBiz

13/10/2018 21:55

Ajo solli në jetë vajzën që e pagëzoi Khloe, e për të cilën kujdeset jashtëzakonisht shumë, shkruan lajmi.net.

Deri tani, Zaimina nuk ka preferuar të zbulojë portretin e të bijës, por përmes rrjeteve sociale ajo më në fund tregoi se sa është rritur vogëlushja e saj.

“Në prapaskenë me mamin”, ka shkruar ajo mbi imazhin e vogëlushes me sy blu, që tashmë ka mbushur 9 muaj.

Sa i përket jetës profesionale, ka kohë që ajo nuk ka qenë aktive në muzikë dhe nuk ka bërë të ditur nëse do të rikthehet me ndonjë projekt të ri. /Lajmi.net/