Zaimina zbulon fytyrën e vajzës me rastin e 1 Qershorit: Gëzuar sykaltra ime!

Katër muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë.

ShowBiz

01/06/2018 16:30

Ajo që prej lindjes nuk ka ngurruar që të sjell imazhe të vajzës, duke i dedikuar fjalë të ëmbla, shkruan lajmi.net.

Por, asnjëherë këngëtarja nuk kishte zbuluar fytyrën e vajzës, e këtë gjë e bëri pikërisht sot në ditën e fëmijëve.

Zaimina zgjodhi të publikonte një video të vogëlushes Khloe, me të cilën i bëri edhe dedikim me të cilin të përlot.

“Gezuar 1 qershorin tend te pare sy kalterta ime! Gezuar edhe te gjithe vogelusheve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja te lumtura gjithmone ??”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/