Zaimina vjen me reagim publik pasi Luana Vjollca i kishte kopjuar ‘kokë e këmbë’ fustanin

Luana është veshur si Zaimina Vasjari dhe kjo e fundit ka ardhur me një reagim publik.

ShowBiz

20/02/2019 15:56

Para disa ditësh këngëtarja Zaimina Vasjari e ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj Khloe dhe fustani që e kishte veshur ka marrë gjithë vëmendjen, shkruan lajmi.net.

Me një identik, vetëm ngjyra që i ka ndryshuar u paraqit edhe Luana Vjollca gjatë një koncerti të saj së fundmi në Zvicër dhe duket se Zaiminës i ka mbetur ‘hatri’ pasi kështu la të kuptohet me postimin e fundit në Instastory.

“Kthim në kohë”, ka shkruar Vasjari pranë postimit të fundit dhe në të e ka vendosur një emoji i cili flet shumë./Lajmi.net/