Zaimina Vasjari kujton kohën kur ishte Miss: ‘Një herë Miss, gjithë jetën Miss’

Zaimina Vasjari personifikohet të jetë këngëtarja më seksi e estradës.

ShowBiz

12/06/2018 22:08

Ajo që nga fillimi i karrierës ka arritur të rrëmbej zemrën e publikut shqiptar duke u pëlqyer mjaft shumë, shkruan lajmi net.

Zaimina në vitin 2002 u zgjodh “Miss Shqipëria” epitet të cilin vazhdon të mbajë edhe në ditet e sotme.

Përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, Vasjari bëhet nostalgjike për kohën kur ishte Miss.

“Kan kaluar 16 vite pas kurorezimit tim si Miss Shqiperia dhe mbreme perjetova emocione shume te bukura sepse me rikthyhen ne kujtime te cilat ndodhin nje here ne jete. E lumtur qe u kurorezova per te dyten here me moton “ Nje here miss, gjithe jeten Miss”, ka shkruar ajo.

Para pak muajsh ajo është bërë nënë për herë të parë e cila ka sjell në jetë vajzën e saj Khloe. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bj7y7GhAuGi/?hl=en?&taken-by=zaimina_vasjari