Zaimina: E prisha miqësinë me Rezartën, nuk me erdhi për vajzën

Dyshimet u shtuan kur këngëtaret hoqën edhe njëra-tjetrën nga Instagrami.

ShowBiz

25/03/2018 18:25

Dhe akoma më shumë u përfol prishja e miqësisë së tyre kur Rezarta nuk ishte e ftuar në baby shower-in që Zaimina organizoi në dhjetor. Po ashtu edhe kur këngëtarja u bë nënë, një urim nga Rezarta nuk u pa, ose të paktën një koment publik për të shuar thashethemet.

Në lidhje me këtë, Zaimina ka folur për herë të parë sot e ftuar në “Xing me Ermalin” ku u shpreh se me Rezartën ka qënë gjithnjë shoqe por patën një debat dhe në atë periudhë të shkurtër nuk folën me njëra-tjetrën.

“Ne kemi qenë dhe jemi shoqe shumë të mira, flasim. Por është e vërtet që kemi pasur një debat me njëra-tjetrën dhe kemi pasur një periudhë të shkurtër kur nuk flisnim të tregohem e sinqertë. Po kush shoqe nuk kanë pasur asnjëherë debate me njëra-tjetrën, ka edhe hatërmbetje. Por Rezarta reflekton direkt, gjënë e parë që bën është bllok”, u shpreh Zaimina.