Zaha s’ka fjetur me vajzën e Moyesit

Pas transferimit në Manchester United gjatë verës, mesfushori Wilfried Zaha ende nuk ka bërë një paraqitje në Premierligë këtë edicion. Kjo zgjoi spekulime se Zaha ka përfunduar jashtë ekipit pasi u zu në shtrat me vajzën e menaxherit David Moyes. Por, 20-vjeçari nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter i…

Sport

02/10/2013 14:44

Pas transferimit në Manchester United gjatë verës, mesfushori Wilfried Zaha ende nuk ka bërë një paraqitje në Premierligë këtë edicion.

Kjo zgjoi spekulime se Zaha ka përfunduar jashtë ekipit pasi u zu në shtrat me vajzën e menaxherit David Moyes. Por, 20-vjeçari nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter i ka quajtur “fëmijërore” njoftimet e tilla.

Kurse, Moyes së fundmi shpjegoi se arsyet e vërteta pas mungesës së Zahas, ishte paraqitja e tij me ekipin e dytë të Unitedit kundër Bolton Wanderers të hënën mbrëma.

Mirëpo, qëndrimi i tij jashtë ekipit të parë të gjigantit nga Old Trafford vazhdon të jetë misterioz. Futbollisti konsiderohej si talent i madh, gjak i ri, për çka ka nevojë skuadra pas krizës së rezultateve në edicionin e ri.